Synimi i kompanisë Megapharm për një shërbim sa më cilësor dhe të garantuar në përputhje me kërkesat e shoqërisë moderne, e ka kthyer në mision edukimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të profesionistëve të saj.
Ne u mundësojmë stafit dhe partnerëve tanë në sektorin e shëndetit pjesëmarrje në trajnime dhe aktivitete që zhvillojnë njohuritë e tyre profesionale.
Investimi në edukim dhe trajnim profesional është investim në produktivitet dhe, si i tillë, përbën një hallkë kyçe të punës tonë.